Qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlamentin grek.
Kjo iniciativë u propozua nga 4 parti opozitare, por u rrëzua pasi u mbështet nga vetëm 136 deputetë, ndërsa 157 votuan kundër.
Në ditën e tretë të diskutimeve në parlamentin grek për këtë çështje, kryeministri Mitsotakis deklaroi se nuk ka alternativë më të mirë se Demokracia e Re dhe se shumicën parlamentare do ta ketë deri në zgjedhjet e ardhshme në 2027.
Ndërkohë jashtë parlamentit në Athinë dhe në Selanik, në natën e tretë të përkujtimit të 57 viktimave nga përplasja e dy trenave në Tempi në 2023 pati trazira.
Disa prej protestuesve sulmuan policinë me molotov ndërsa si kundërpërgjigje morën gaz lotsjellës. Raportohet për të plagosur dhe arrestuar.
Klan News