Një modele 20-vjeçare pretendon se në industritë më të mëdha të modës është përhapur me shpejtësi prostitucioni. Sipas saj, vajzat e reja kalojnë natën me burra të pasur kundrejt shumës së parave 2 milionë dollarë. Jazz Egger nga Austria thotë se agjencitë më të mëdha të modës në botë janë të përfshira në një rrjet prostitucioni sekret, ku modelet e reja kalojnë natën me klientë të pasur.

Ajo madje thotë se dy supermodele botërore, të cilave nuk ua përmend emrat, kanë fjetur me meshkuj të pasur për përfitime ekonomike, përpara se të bënin karrierë.

20-vjeçarja ka edhe një eksperiencë të ngjashme. Ajo tregon se verën e kaluar, kishte takuar një agjent modelingu në Londër, i cili i ofroi asaj një punë për të reklamonte imazhin, që përfshinte edhe një udhëtim në një jaht grek së bashku me 3 milionerë. 20-vjeçarja thotë se nuk pranoi, por shumë shpejt u kontaktua nga një person i dytë dhe e ftoi në një darkë private me një “aktor të famshëm”.

Kur ajo i tha se është modele dhe jo vajzë eskort, personi i njohur vetëm me emrin George iu përgjigj: “Kjo është gjëja më normale në industrinë e modës, të gjitha e bëjnë”.

Adoleshentja pretendon gjithashtu se personi i quajtur George i pohoi që njëra prej kompanive më të mëdha të modës në botë është partnere me një kompani që ofron shërbime seksuale. /

tvklan.al