Moderatorja Brunilda Lahe këtë pasdite ishte e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan. Ajo ndau momentet e bukura që është duke përjetuar krah vogëlushes së saj Hana, e cila erdhi në jetë 4 muaj më parë.

Në lidhje me sfidat me të cilat është përballur, Lahe tregon se ka patur një paragjykim nga ana e njerëzve për sa i përket faktit që ajo lindi me operacion çezarian. Por kjo gjë sipas saj nuk të bën më pak nënë.

Rudina Magjistari: Cilat kanë qenë sfidat e tua më të mëdha në statusin e mamit?

Brunilda Lahe: Nga ajo që kam kuptuar, kjo duke qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe më nënat e tjera, është paragjykimi që ke në momentin që ti zgjedh ta sjellësh fëmijën tënd në jetë, kur është zgjedhje patjetër operacioni cerzarian, se kur është për arsye mjekësore dhe e përcakton mjeku, aty nuk mund të ndërhyhet kurrsesi. Ka një paragjykim të madh, se ti nuk do ti provosh dhimbjet e lindjes, pra ti nuk je nënë. Edhe këtë e artikulojmë me zë dhe padashur nuk e kuptojnë që të lëndojnë dhe të vënë në dyshim mëmësinë tënde. Sikundër unë e kam ushqyer me qumësht gjiri deri vonë, tani kam filluar pak shtesë, por kjo nuk më bën mua më shumë nënë, sesa një nënë tjetër, e cila për arsye të ndryshme, qoftë edhe për zgjedhje të saj, se duhet të kthehet në punë. Ekziston ky paragjykimi që ti nuk e ushqen me qumësht gjiri dhe ti nuk je nënë. Pra janë këto sfidat e para, këto shqetësimet që nënat i kanë dhe dashur pa dashur persona të tjerë, të cilët me një mënyrë të kujdesshme ose më pak të kujdesshme nuk i kuptojnë se sa e lëndojnë një nënë./tvklan.al