Partia e Narendra Modi humb zgjedhjet

Partia e Kryeministrit Indian Narendra Modi nuk ka arritur të fitojë një shtet kyç në zgjedhjet e mbajtura midis vdekjeve dhe rasteve rekord Covid-19.

Bharatiya Janata është një nga dy partitë kryesore politike në Indi. Ajo shënjestroi Bengalin Perëndimor shumë gjatë fushatës, por u fitua me lehtësi nga Mamata Banerjee, një kritike e ashpër e Modi.

Me gati të gjitha rezultatet e numëruara, partia Kongresi Trinamool (TMC) e udhëhequr nga Banerjee ka fituar më shumë se 200 vende në asamblenë me 294 vende.

Rezultatet janë vendosur për ta bërë zonjën Banerjee udhëheqëse e Bengalit Perëndimor për herë të tretë. Ajo është gjithashtu kryeministrja e vetme grua në Indi. Bengali Perëndimor, shtëpia e 90 milion njerëzve është me interes të veçantë për vëzhguesit e zgjedhjeve. Është një nga shtetet e pakta që nuk janë qeverisur kurrë nga partia nacionaliste e Modit.

Tani duket sikur njerëzit kanë humbur  besimin tek shteti pasi po humbasin të afërmit e tyre dhe po kërkojnë dikë që të fajësojnë për fatkeqësitë e tyre. Kjo është hera e parë që shumica kritikojnë qeverinë e  Modi .India është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë.

Vendi raportoi mbi 3 mijë viktima në 24 orë dhe 370 mijë raste. Sistemet shëndetësore janë në kaos, ndërsa po përballen gjithashtu edhe me mungesë oksigjeni dhe shtretër për të trajtuar pacientët me Covid.

Shumë punonjës shëndetësore po përballen me vështirësi të mëdha por nuk janë të vetmit. Gazetarët që kanë raportuar mbi situatën kritike të Covid në Indi janë përballuar më vështirësi të shumta, disa prej të cilëve kanë humbur jetën.  

Klan News