Luka Modrić e mbylli me përfaqësuesen kroate i përlotur për eliminimin nga Botërori 2026 pas humbjes me Portugalinë. Ikona e kombëtares ballkanase zbriti në fushë për herë të 202-të me Kroacinë, ku shënoi 29 gola dhe mori pjesë në 5 Kupa Botë.
Mesfushori, i cili më 9 shtator do të mbushë 41 vjeç, kaloi 20 vite me përfaqësuesen kroate, duke arritur edhe në finalen e Botërorit 2018 ku u mund nga Franca. Atë vit Modrić mori edhe Topin e Artë, duke ndërprerë hegjemoninë Messi–Ronaldo.
Pikërisht CR7 pati një mesazh për Luka Modrić, ish-shokun e skuadrës te Real Madrid.
“Kam luajtur me Modrić për shumë vite. Është e mrekullueshme ta shikosh të konkurrojë në një nivel kaq të lartë. I thashë: Luka, urime për gjithçka. Të uroj më të mirën për pjesën e mbetur të karrierës tënde.”
Media të rëndësishme ndërkombëtare e kanë konsideruar këtë si fundin e një periudhe të papërsëritshme. Një kampion unik me vizion, teknikë dhe lidership ka udhëhequr një komb me vetëm 4 milionë banorë në majën e futbollit botëror. Luka Modrić largohet nga skena më prestigjioze si një legjendë e vërtetë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 