Modrić shkruan histori dhe udhëheq Kroacinë drejt fitores. Kapiteni shënon në suksesin 1-2 ndaj Çekisë dhe vendos një rekord të ri.

Luka Modrić vazhdon të sfidojë kohën dhe të shkruajë histori me fanellën e Kroacisë. Përballë Republikës Çeke, kapiteni kroat ishte sërish protagonist, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 47-të dhe duke i dhënë Kroacisë avantazhin 0-1.

Ky gol ishte edhe më i veçantë për Modrić, pasi në moshën 41-vjeçare ai u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e kombëtares kroate. Republika Çeke reagoi shpejt dhe arriti të barazojë me Adam Karabec, duke e kthyer ndeshjen në një sfidë të hapur. Por Kroacia nuk u dorëzua.

Në minutën e 77-të, Pašalić shënoi golin e dytë, duke i dhënë Kroacisë fitoren 1-2 dhe tre pikët e para në këtë aventurë të Ligës së Kombeve. Skuadra e Slaven Bilić e nis me sukses rrugëtimin e saj, ndërsa Luka Modrić vazhdon të dëshmojë se vitet nuk e kanë larguar nga skena.

Klan News

/tvklan.al