Ky është momenti kur qëllohet me armë Kryeministri i Sllovakisë Roberto Fico. Ngjarja ndodhi në qytetin Handlova gjatë një takimi të kabinetit qeveritar.

Një kamera ka filmuar momenti kur Kryeministri u qëllua nga një person që ndodhej pas perimetrit të sigurisë në mesin e turmës. Rojet e sigurisë reaguan me shpejtësi duke futur në makinë Kryeministrin Fico, i cili më pas u transportua me helikopter në spitalin më të afërt.

Ndërsa sulmuesi u neutralizua dhe arrestua menjëherë.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar 3-4 të shtëna.