Personi që shihni në video, i veshur me bluzë të bardhë, flamurin kuqezi, kapele, maskë anticovid e doreza është Sokol Bushkolaj.

49-vjeçari nga Thumana u arrestua pas protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Siç duket edhe nga pamjet, Bushkolaj ndez molotovin dhe e hedh në drejtim të godinës.

Gjithçka ndodh mes qytetarëve, duke u rrezikuar atyre jetën. Më pas “zhduket” mes pemëve. Ndërkohë nga ana tjetër, policia duket se e ka identifikuar direkt përmes veshjes, duke i bërë thirrje që të mos e bëjë më këtë veprim.

Policia njoftoi sot se ndaj 49-vjeçarit Sokol Bushkola rëndojnë disa akuza të rënda. Ato nisin që nga prishja e qetësisë publike e deri tek vrasja me dashje e mbetur në tentativë.

Kujtojmë se një ditë më parë një prej molotovëve shpërtheu në krahun e protestuesve duke lënduar lehtë një qytetar./tvklan.al