Transaksionet bankare në vend kanë kaluar vlerën e 6.5 trilionë lekëve gjatë pesë muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga janari deri në maj janë kryer mbi 59 mijë transaksione në monedhën vendase, me vlerë totale 6.5 trilionë lekë.
Muaji janar rezulton më i forti për sa i përket vlerës së veprimeve, me mbi 1.5 trilionë lekë të qarkulluara, ndërsa në maj aktiviteti ka pësuar rënie.
NUMRI VLERA (mln leke)
Janar 13,351 1,523,369.2
Shkurt 11,368 1,339,947.4
Mars 11,584 1,155,357.7
Prill 12,298 1,405,545.8
Maj 11,117 1,086,413.6
Total 59,718 6,510,633.7
Rënia e vlerës është dukshëm më e fortë se ajo e numrit të veprimeve, çka tregon se në maj janë kryer më pak transaksione të mëdha financiare krahasuar me muajin prill.
Ndërkohë, përdorimi i euros vijon të zgjerohet. Gjatë pesë muajve të parë të vitit janë regjistruar mbi 190 mijë transaksione në euro, me një vlerë totale prej afro 2.9 miliardë eurosh.
TRANSAKSIONET NE EURO (mln euro)
NUMRI VLERA (mln euro)
Janar 31,545 480.9
Shkurt 35,010 494.3
Mars 39,235 593
Prill 42,744 733.5
Maj 42,123 620.1
Total 190,657 2,921.7
Rritja ka qenë e vazhdueshme nga janari deri në prill, kur vlera e transaksioneve arriti kulmin me 733 milionë euro. Në maj vihet re një tërheqje e lehtë, por niveli mbetet dukshëm më i lartë krahasuar me fillimin e vitit.
Të dhënat tregojnë se euro vijon të ketë një rol të rëndësishëm në pagesat dhe transaksionet e biznesit, veçanërisht në sektorët e lidhur me tregtinë, investimet dhe turizmin.
/tvklan.al












Botërori 2026 