Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK. Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar dhe foton e saj.

Ende nuk dihet për çfarë është thirrur Kryemadhi. Pritet që ajo të japë një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Kujtojmë se në pyetje nga prokurorët është marrë edhe nëna e saj, 1 muaj më parë. Nëna e deputetes, Fatime Kryemadhi u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimeve që SPAK po kryen mbi një kallëzimi të bërë për Monika Kryemadhin dhe ish-Presidentin Ilir Meta.

Në dalje nga Prokuroria, Kryemadhi tha se ishte pyetur për blerjen e një banese dhe konsideroi hetimet si pasojë e denoncimit të inceneratorëve./tvklan.al