Konflikti për gërvishtjen e makinës përfundoi me pengmarrje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kodrës së Priftit.

Klan News mëson se ka pasur një konflikt fizik mes 3 personave që udhëtonin me dy mjete të ndryshme. Përplasja e makinave ka shkaktuar dhe sherrin.

22-vjeçari nuk ra dakord për t’i dhënë 30 mijë Lekë si dëmshpërblim dy personave të tjerë. Këta të fundit e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë dhunuar. Pas rreth një ore, ai pranoi t’u jepte paratë.

Pas marrjes së informacionit, forcat e policisë së komisariatit numër 4 organizuan aksionin dhe bënë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve: Ardit Cara 18 vjeç dhe Arjan Dukaj 35 vjeç, që të dy banues në kryeqytet.

Mbi të të rinjtë janë ngritur 4 akuza: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim.

Klan News