Përplasjet mes Brikenës dhe Laertit kanë vijuar me tone të ashpra në studion e “Shihemi në Gjyq”, ku këtë herë në qendër të debatit kanë qenë mesazhet zanore të shkëmbyera mes motrës dhe vëllait.

 Laerti ka vendosur në studio disa prej mesazheve që pretendon se i janë dërguar nga Brikena, ku dëgjohen ofendime dhe paralajmërime të ashpra ndaj tij.

 E përballur me këto regjistrime, Brikena është shprehur se nuk ka frikë të përballet, pasi sipas saj nuk ka bërë asgjë të padrejtë.

Ndërkohë, Laerti ka reaguar i revoltuar, duke e akuzuar të motrën se po e lë në mes të katër rrugëve për shkak të pronës së prindërve.

Laerti: Më ke thënë te shtëpia jote, “I lumtë b*tha të dyve prindërve, mamasë dhe babait, që më kanë lënë mua në konflikt me ty”. Edhe diçka tjetër, ti zonjë meqë qenke kaq e edukuar, këto mesazhe kush mi ka dërguar mua?!

(Laerti vendos mesazhin zanor të Brikenës në studio)

Brikena (në mesazh zanor): Shko hap gjyq atje dhe mos më çaj menderen mua! Se nuk ta kam qejfin unë ty, more vesh?! Mos më çaj dërrasat shumë! Jo gjaku në gjuhë të vejë, po çfarë të duash bëj, more vesh?! Ti do jesh i humbur gjithmonë, kaq po të them unë dhe mos e zgjat me mua! Mos më ha m*** shumë.

Laerti: Kë po thotë motra? Më vjen zor tani… Po kjo është motra ime e vërtetë. Kjo është, se nga telefoni hiqet me edukatë! Ti po të kishe turp, nuk rrije…

Eni Çobani: Kemi dy mesazhe zanore që po i dëgjon Brikena në këto momente…

Brikena (në telefon): Zonja Eni, me gjithë dokumentet, unë nuk kam frikë se s’kam bërë asgjë!

Laerti: I drejti nuk zihet me vëllanë për një pronë, moj! Unë jam në mes të katër rrugëve! Si zihesh me vëllanë ti për një pronë kur qenke e drejtë.

/tvklan.al