Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajve të ardhshëm.
Paralajmërimi vjen nga drejtues të shërbimeve europiane të inteligjencës, të cilët flasin për mundësi sulmesh me dronë e raketa, inkursione të kufizuara dhe sabotazhe në territorin e Aleancës.
Shefi i shërbimit çek të sigurisë tregoi në një intervistë për The Guardian mënyrat e mundshme të ndërhyrjes ruse.
“Është e mundur. Mund të përfshijë një ndërhyrje të kufizuar, provokime me flamur të rremë, një fushatë masive ndikimi”, tha shefi i shërbimit çek të Sigurisë, Michal Koudleka.
Ai shtoi se shumë njerëz po punojnë që diçka e tillë të mos ndodhë. Megjithatë jo të gjitha shërbimet europiane e vlerësojnë situatën si kërcënim të menjëhershëm.
Shefi i inteligjencës së Letonisë ka thënë se nuk ka indikacione për një sulm të afërt ndërsa Estonia ka bërë thirrje për qetësi dhe ka paralajmëruar kundër panikut në rrjetet sociale.
Por të gjithë bien dakord që fushata e Rusisë në Evropë ka të ngjarë të intensifikohet në muajt në vijim dhe se blloku duhet të qndrojë në gatishmëri.
Alarmi për një sulm të mundshëm rus në territorin e BE dhe NATO-s është ngritur pas paralajmërimeve të kryeministrit polak Donald Tusk dhe presidentit francez Macron si dhe incidenteve të shtuara brenda bllokut.
Pretendimet janë mohuar kategorikisht nga Moska e cila ka thënë se nuk ka ndërmend të bëjë një sulm të tillë.
/tvklan.al












Botërori 2026 