Qytetarë duke ecur me vështirësi nëpër trotuare të mbuluara nga bora, trafik i rënduar dhe mbi qindra fluturime të vonuara, kjo është panorama e krijuar në Moskë, e cila po përballet me reshjet më të dendura të këtij dimri.

Sipas parashikimeve meteorologjike, sasia e borës që pritet të bjerë gjatë ditëve në vijim përbën pothuajse dy të tretat e mesatares mujore të muajit shkurt.

Autoritetet lokale kanë angazhuar mjete të shumta për pastrimin e rrugëve, ndërsa lëvizja në disa zona mbetet e vështirë.

Për shkak të motit të keq, 19 fluturime janë anuluar dhe mbi njëqind të tjera kanë pasur vonesa.

Ky dimër në Moskë ka qenë ndër më të ashprit e viteve të fundit, me reshje të shumta bore dhe temperatura që kanë zbritur deri në minus 25 gradë Celsius.

Sipas një studimi të publikuar nga Moscow State University, janari i vitit 2026 regjistroi reshjet më të mëdha të borës në 203 vitet e fundit.

Klan News