Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike, duke bërë që në vendin tonë vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, duke gjeneruar rrebeshe shiu, si fillim në veri dhe verilindje, dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.
Herë pas here, shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 11°C, temperatura më e ulët e shënuar në zonat e verilindjes së territorit, deri në 31°C, vlera më e lartë, e cila pritet të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 60 km/h, kryesisht nga drejtimi verior. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
