Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të paraqitet nën ndikimin e intervaleve me kthjellime në bregdet dhe në zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit; përjashtuar gjysmën Lindore e cila do të mbetet e rrezikuar nga vranësirave konvektive dhe rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
