17 gusht 2026 – Sipas MeteoAlb, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në vend. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta dhe herë pas here deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore gjatë mesditës dhe pasdites.

Në jug të vendit priten reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht në zonat malore. Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe në lugina, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.


/tvklan.al