Sipas MeteoAlb, kjo e hënë do të karakterizohet nga mot i nxehtë, pasi vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të ngrohta.

Temperaturat do të arrijnë vlera shumë të larta, ku maksimumi pritet të regjistrohet në Elbasan me 42°C, ndërsa në Tiranë dhe Berat termometri do të shënojë 41°C. Në Fier, temperaturat pritet të ngjiten deri në 40°C.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, megjithatë gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të ketë shtim të vranësirave mesatare, kryesisht në zonat malore të veriut dhe lindjes.

Reshje të dobëta dhe lokale shiu mund të shfaqen në zonat malore të veriut dhe lindjes gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet pa reshje.


/tvklan.al