Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell dhe vranësira të pakta në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të vendit tonë duke sjellë mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 38°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.


/tvklan.al