Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së parë të ditës Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë zonën lindore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ku herë pas here do të shoqërohen me erë të fortë. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi; e cila do të shënohet në Elbasan. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

/tvklan.al