Edhe javën e ardhshme nuk dotë kemi weekend të shndrritshëm. Parashikohet një mot i paqëndrueshëm. Shirat do të pushojnë gjatë natës duke filluar nga veriu i vendit e pastaj në jug e koha pritet të hapet nga e hëna deri në mesjavë. Shirat do të shoqërojnë sërish mbylljen e javës. Shërbimi Sinoptik i Forcave Ajrore tregon një situatë të tillë deri në datën 18 të këtij muaji. Rreshjet e nisura në pjesën e parë të natës kanë shënuar në Lezhë sasinë më të madhe të rënies së tyre 45 milimetra, më pas vjen Tirana dhe Kukësi me 25 milimetra. Temepraturat kanë zbritur deri në 5 gradë. Këto janë dhe vlerat më të ulta të mesatares të regjistruara gjatë këtij muaji në vite jashtë parashikimeve në Mesdhe dhe Ballkan, ende s’kanë depërtuar frontet veriperëndimore për të marrë pozicionin e tyre stinor./tvklan.al