Sipas MeteoAlb vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme në pjesën më të madhe të ditës.

Por parashikohet që gjatë pasdites të kemi kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë./tvklan.al