Shën Valentini ishte dita kur shumë personazhe publikë shqiptarë dhe të huaj bënë mjaft deklarata dashurie.
Megjithatë, një postim i papritur vjen nga familja Beckham, ku vajza e tyre, Harper Beckham, postoi në Instagramin e saj dy foto të vjetra, së bashku me vëllezërit e saj, duke përfshirë edhe Brooklyn, për Ditën e Shën Valentinit.

“Ju dua të gjithëve aq shumë sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë”, shprehet ajo mbi foton bardhezi, duke bërë tag të tre vëllezërit e saj: Brooklyn, Cruz dhe Romeo.
Duke mos u mjaftuar me aq, postimi pasardhës i saj ishte sërish për ta, i shoqëruar nga kënga Big girls don’t cry. “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për vëllezërit më të mirë në të gjithë botën”, shkroi mbi foton Harper.
Këto postime nga vajza e vogël e çiftit, Harper, vijnë të bujshme pas dramës familjare që përjetoi familja Beckham në nisje të këtij viti.

Disa javë më parë, Brooklyn Beckham, djali i madh i çiftit më jetëgjatë të showbiz-it ndërkombëtar, Victoria dhe David Beckham, akuzoi familjen e tij për prishjen e marrëdhënies me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz Beckham.
Edhe pse pretendimet e tij godisnin më së shumti nënën e tij, Victoria-n, për prishjen e planeve të dasmës së çiftit, Brooklyn nuk la pas edhe akuzat për babain dhe vëllezërit e tij.
Ky ishte postimi i vetëm i tij, teksa demaskonte figurën perfekte të familjes Beckham në media. Më vonë u pasqyrua se Brooklyn fshiu çdo tatuazh të dedikuar për familjarët e tij.












Botërori 2026 
