Me dhimbjen në sy dhe plagën e një humbjeje të madhe të zemër, Eleni ka ardhur këtë të diel, 20 shtator, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, për të zbuluar një të vërtetë, që prej vitesh e mundon…vdekjen e motrës së saj.
Ajo tregon se motra e saj e ndjerë keqtrajtohej nga bashkëshorti dhe familja e tij. Për shkak të dhunës sistematike, Heleni tregon se motra e saj kishte pirë helm, për t’i dhënë fund jetës.
Ardit Gjebrea: Çfarë ka ndodhur me motrën tuaj?
Eleni: Motra është martuar dhe ka sjellë në jetë dy fëmijë. E kanë trajtuar shumë keq motrën time, sikur të jetë skllave. Në atë familje.
Ardit Gjebrea: Po motra nga se vdiq?
Eleni: Shkoi me helmim në spital. Kishte helmuar veten, thanë. Kishte marrë motra vëllain në telefon i kishte thënë ‘kam problem’. Vëllai kishte marri babin i kishte thënë ‘shko te motra se motra nuk është mirë’.
Eni Çobani: Prandaj ti e fajëson babain?
Eleni: Nuk është interesuar babai për këtë humbje që na ka ndodhur. Kur i ra telefoni babait, që ‘çupa ndërroi jetë’, i thotë dhëndri.
Mystehaku: Më mori në telefon mua ai, një pasdite, ra telefoni dhe më thanë që është ‘helmuar Margarita, po e çojmë në spital’. Vajta atje në spital.
Eleni: Pse nuk u interesove për ikjen e motrës, ndenji në koma për 8 ditë. U zgjua nga gjumi!
/tvklan.al












Botërori 2026 
