Motra: Si të dal 51-vjeçe në rrugë të madhe, o vëlla!



Motra: Si të dal 51-vjeçe në rrugë të madhe, o vëlla!

20:00 03/05/2020

Vëlla dhe motra u përballën me njëri-tjetrin në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan. Mondi pas kthimit nga emigracioni i kërkon motrës së tij që të largohet nga shtëpia dhe të krijojë familjen e saj.

Ai do të martohet, por nuk mund të jetojë në të njëjtën shtëpi me të. Silva është 51 vjeç, por nuk është martuar asnjëherë. Ajo gjithë jetën e saj ja ka kushtuar familjes, është kujdesur për nënën dhe tani martesën e shikon si një kapitull të mbyllur.

Silva: Situata ka lindur nga një shtëpi, ndoshta Mondi nuk i di gjërat se ka qenë 20 vjet larg dhe situata është agravuar deri këtu sepse Mondi vëllai im i dashur më thotë dil nga shtëpia. Si të dal motra 51 vjeç në rrugë të madhe, kur s’jam shkëputur një orë dhe një ditë? Më lër shtëpinë tani thotë, e mbaj unë nënën, i dal unë për zot, ti shiko jetën tënde, bëj jetën tënde. Si mund ta shoh unë jetën time tani në këtë moshë? Nuk është për mua kjo gjë.

Eni Çobani: Mondi ti thuash në moshën 51 vjeç motrës tënde që dil jashtë dhe krijo familje, të lutem. gjuha jote nuk do ta pranoja dot. Se unë kam një vëlla dhe ai zotëria që shikon aty ka një motër. Unë s’jam mësuar që të thotë vëllai pse e solle kaptinën këtu. Unë ty po të dëgjoj.

Mondi: Zonja Eni, problemi qëndron këtu, në atë shtëpi ku po jetojmë, na e ka dhënë dikush të futim kokën, nuk është shtëpia jonë. Shtëpinë tonë nuk e di se kush e ka marrë me letra. 40 vjet kam jetuar në shtëpi, sot jam pa shtëpi. Tani unë nuk kam qenë në shtëpi për 20 vjet, punët e mia. Vij unë, unë dua të krijoj familje. Nëna ime ka 1, 2, 5 vjet, sa ta ketë jetën, i dal unë për zot, se jam çuni i shtëpisë. Kjo të hapë shtëpinë e vet? Ku do hapë shtëpinë unë?

Silva: Si mund ti dalësh nënës për zot tani more Mondi?

Eni Çobani: Të shqëtëson ty prania e Silvës?

Mondi: Po s’kam ku të rri? Do fus bashkëshorten në shtëpi, ku ta çoj?

Silva: Zonja Eni, ai ka shumë të drejtë, por të të shpjegoj ku qëndron problemi. Ne jemi të gjithë pa shtëpi o motër, se shtëpinë tonë na e morën.

Mondi: Si e morën shtëpinë? Atë më trego ti mua.

Eni Çobani: Po atëherë nga cila shtëpi do të nxjerrë?

Silva: Mondi thotë për shtëpinë që kemi futur kokën tani, është bërë dikush, një njeri i mrekullueshëm që ka bërë një sevap me ne, që kemi futur kokën. Siç të kam sqaruar do të sqaroj prapë.

Mondi: Sqarimet e tua nuk pinë ujë o goce. Dokumentat e shtëpisë kush i ka?

Silva: Po çfarë dokumentash për shtëpi, ne s’kemi shtëpi.

Mondi: Ku iku shtëpia ime?

Silva: Ta kanë marrë shtëpinë 30 vjet përpara!

Mondi: Kush e ka marrë?

Silva: Ta kanë marrë njerëzit shtëpinë!/tvklan.al



Të ngjashme