Trabzonspor regjistroi fitoren e parë në fazën përgatitore të verës, ku protagonist absolut ishte Ernest Muçi.
Sulmuesi i Kombëtares, shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj italianëve të Udineses. Muçi shfrytëzoi një asist të shkëlqyer nga Simsir në zonë dhe me një gjuajtje të bukur e ndali topin në rrjetë.
Me këtë gol, Muçi konfirmon formën e shkëlqyer, të cilën e kishte edhe në sezonin e kaluar. Shqiptari u zëvendësua në minutën e 61-të, për t’i lënë vendin Mitongos.
🌪️ Trabzonspor, 2026-2027 sezonunun ilk golünü Ernest Muçi ile buldu!
— HT Spor (@HTSpor) August 2, 2026
⚽️ Muçi 4'
▶️ Canlı izlemek için: https://t.co/TCqAUdHNrW pic.twitter.com/6VrpqnfVPU
25-vjeçari është përfolur gjatë kësaj merkatoje dhe mund të ndryshojë ekip. Aston Villa është një nga klubet që ka treguar interes dhe po përgatit një ofertë zyrtare.
/tvklan.al












Botërori 2026 
