I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, sot, më 19 mars, teksa diskutonin për luftërat aktuale në botë, analisti Fitim Zekthi tha se lufta në Iran apo në Ukrainë po bëhen për të ndryshuar rendin botëror.
“Është e qartë që SHBA do të rrijë më gjatë dhe rrezikon të fusë trupa tokësore në një moment të dytë. Ky është një konflikt për të ndryshuar rendin botëror. Ka dy lloje konfliktesh, që bëhen brenda rendit botëror dhe për të ndryshuar rendin botëror. Ndërhyrja në Ukrainë është për të ndryshuar rendin botëror. Një fuqi e madhe si Rusia po kërkon të marrë territore nga një vend tjetër“, tha Zekthi.
Sipas tij, aktualisht jemi në “kapërcyell” dhe mund të kemi një luftë më të madhe në të ardhmen.
“Rendi botëror ose ka ndryshuar, ose është duke ndryshuar. Jemi në kapërcyell.
Mund të kemi një luftë më të madhe. Rrezikojmë të kemi luftë më të madhe. Nuk ndryshohet rendi botëror me gjëra sporadike si në Ukrainë apo Iran, duhet të ndodhë një gjë më e madhe. Le të shpresojmë që do të ndodhë një riekuilibrim paqësor. Është pak e vështirë.
Nëse SHBA do të futet me trupa tokësore në Iran, do të kemi situatë të komplikuar. Është një opsion që ka përqindje të mundësisë reale. Është një opsion praktik”, shtoi analisti Zekthi.
/tvklan.al












Botërori 2026 