Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në Tv Klan, ishte instruktorja e palestrës Erilanda Bakalli.

Ajo u shpreh se pas vendosjes së rregullave të karantinimit, duke qenë se është mjaft e lidhur me aktivitetin fizik, ka menduar një program të thjeshtë që gjithkush mund ta bëjë në kushtet e shtëpisë.

Erilanda Bakalli: Faktikisht që në momentin që u vendosën rregullat për karantinimin në shtëpi, unë kisha menduar një plan B, duke qenë se unë jam shumë e lidhur me aktivitetin fizik, e ushtroj atë çdo ditë dhe me orë të gjata. Pra për ta bërë aktivitetin fizik për ta përshtatur në kushtet e shtëpisë dhe online, pra të ishte live. Kam menduar rreth 4 herë në javë, 1 orë e 30 minuta, një program të thjeshtë, të moderuar që gjithkush mund ta përdorë në kushtet e shtëpisë. Gjithmonë do t’i drejtoj nga shtëpia sepse kur bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, kur jemi në grup, kështu motivojmë njëra-tjetrën dhe inkurajohemi për të arritur një rezultat të dëshiruar.

Më tej, ajo shton se është shumë e rëndësishme dhe mënyra si ushqehemi gjatë ditëve të izolimit.

Erilanda Bakalli: Është shumë e rëndësishme dhe mënyra sesi ushqehemi, duhet të kemi parasysh që para aktivitetit fizik, rreth një orë e gjysmë para duhet të ushqehemi dhe pas aktivitetit fizik brenda orës duhet të marrim ato ushqime që kemi djegur tashmë, që të ndërtojmë muskulin, mos e djegim atë. /tvklan.al