“Komuniteti artistik teatror, vazhdon të vuajë të njëjtin problem, mungesën e hapësirave për të ekzekutuar shfaqjet teatrale. Për të sjellë në jetë një shfaqje, duhen më shumë se 3 muaj përgatitje, ama për ta vënë në skenë koha mesatare është me pak se 5 ditë, e pamjaftueshme kjo që një vepër të kryejë ciklin e saj”, raporton gazetarja e Tv Klan Anisa Krraba.

Milto Kutali, regjisor dhe profesor: Pengjet e mia të hershme dhe të sotme i japin shumë pak kohë përgatitjes në skenë, pra kësaj faze të tretë të ;punës së realizimit të një spektakli

“Ndonëse tashmë janë restauruar edhe salla të tjera që mund të vihen në funksion, por  aksesi për artistët është i vështirë për shkak çmimit të qirasë”, thotë gazetarja.

Milto Kutali, regjisor dhe profesor: Unë sallën e madhe të Univeristetit të Arteve e kam shumë të vështirë ta marr me atë qira që është vendosur. Përballë këtij fakti unë ndihem vërtetë shumë delikat.

Mungesa e skenave, apo koha e shkurtër e ekzekutimit të veprës skenike, për regjisorin cënon edhe cilësinë e shfaqjeve.

Milto Kutali, regjisor dhe profesor: Nuk është kjo punë që meqë u bë njëherë pas gjashtë muajsh ti prap e risjell. Ajo do prap një kohë të caktuar që të risillet.

“Aristët kërkojnë skena alternative në njësi të ndryshme admistrative aty ku është rritur ndjeshëm edhe numri i qytetarëve”, shprehet gazetarja Krraba.

Tv Klan