Vedat Muriqi po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij në La Liga, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme në këtë mbyllje sezoni.
Sulmuesi dardan shënoi golin e tij të 22-të në La Liga në barazimin 1-1 që Mallorca arriti ndaj Villarrealit.
Goli i shënuar në minutën e 45-të i dha një pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij, në luftën për mbijetesën.
Aktualisht, Muriqi ndodhet vetëm dy gola larg yllit të Real Madridit, Kylian Mbappe, në listën e kryegolashënuesve të kampionatit.
Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund, gara për “Këpucën e Artë” mbetet e hapur. Ky efikasitet i lartë e pozicionon sulmuesin e Kosovës mes emrave më të spikatur të futbollit europian për këtë vit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
