“Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth Presidentit Donald Trump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg”, shkroi Musk në platformën e tij të mediave sociale X.

Disa prej postimeve të tij si: ”Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet.” “E gabuar, ky projektligj nuk më është treguar asnjëherë dhe u miratua në mes të natës aq shpejt sa pothuajse askush në Kongres nuk mundi ta lexonte!”, si dhe “Koha për të hedhur bombën vërtet të madhe: @realDonaldTrump është në dosjet Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofsh një ditë të mbarë, DJT!”, tanimë janë fshirë nga platforma zyrtare e miliarderit Elon Musk duke treguar një shenjë tërheqjeje nga ana tij.

Kjo tërheqje e Musk vjen vetëm disa ditë pasi Trump e kërcënoi miliarderin e teknologjisë me pasoja serioze nëse ai do të kërkonte të ndëshkonte republikanët që votojnë për një projektligj të diskutueshëm shpenzimesh.

Deri më tani Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka shprehur “asnjë” dëshirë për të rregulluar marrëdhënien e tij me kreun e Tesla-s dhe SpaceX. Megjithatë, në një reagim në Truth Social Trump shkruan se beson se mund të pajtohet me Elon Musk.

Lufta mes dy ish-aleatëve u ashpërsua në rrjetet sociale. Trump kërcënoi të ndërpresë kontratat qeveritare me kompanitë në pronësi të miliarderit Elon Musk, duke shtuar se kjo është mënyra më e shpejtë për të ulur shpenzimet në buxhet. Ky debat uli ndjeshëm aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla.

Klan News

/tvklan.al