Koncerti “EteraSonore” përmbylli aktivitetet artistike të muajit korrik në Durrës. Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në rritje të turistëve në këto evente kulturore. Muaji gusht do të sjellë aktivitete të tjera artistike. Ndër to spikat Festivali Ndërkombëtar Folklorik, që pritet të mirëpresë grupe nga vende të ndryshme.

Një mbrëmje e veçantë me muzikë klasike erdhi për publikun në Durrës

Aktiviteti u zhvillua në Muzeun Etnografik të qytetit. Tingujt e muzikës bënë bashkë artdashës të shumtë, por edhe turistë të huaj.

Koncerti “EteraSonore” solli një program të pasur me veprat e kompozitorëve të ndryshëm. Organizatorët vlerësojnë faktin se edhe turistët e huaj janë bërë tashmë pjesë e pandarë e aktiviteteve të tilla.

Ky koncert përmbylli programet artistike të muajit korrik në Durrës. Gjatë muajit të ardhshëm, qyteti bregdetar do të presë edhe një organizim të rëndësishëm, siç është Festivali Ndërkombëtar Folklorik.

Tv Klan

/tvklan.al