Myrto Uzuni sërish protagonist në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij Austin ndaj Houston me rezultatin 2-0. Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga Jayden Nelson, i cili kaloi Austin-in në avantazh, ndërsa Uzuni vulosi fitoren në kohën shtesë të pjesës së parë. Goli erdhi pas një goditjeje dënimi të fituar në afërsi të zonës.
Uzuni realizoi me një goditje të fuqishme, e cila devijoi dhe përfundoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij. Në pjesën e dytë, zi-jeshilët administruan rezultatin pa probleme, duke siguruar tre pikë të vlefshme. Me këtë gol, Uzuni ngjitet në kuotën e 3 rrjetave në këtë sezon.
Me këtë fitore, Austin përmirëson ndjeshëm statistikat në shtëpi ndaj Houston, duke e çuar rekordin në 7 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në të gjitha garat, bilanci më i mirë ndaj një kundërshtari në historinë e klubit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
