“Na kishte zili motra e saj…”, kështu nis rrëfimin emocionues Marjeta, e cila në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” zbulon si një miqësi e fortë u thye nga xhelozia dhe keqkuptimi. Kur nuk ka më besim, atëherë humbet gjithçka!

Ajo tregon se kishin një raport shumë të ngushtë, saqë ishin bërë si një familje, shëtitje, udhëtime dhe çdo drekë e darkë e organizonin së bashku, deri në momentin kur diçka e pavërtetë u lodh mbi supet e Marjetës, atje u prish gjithçka…edhe miqësia aq e ngushtë me shoqen e saj, për të cilën Marjeta vendosi të jetonte në Itali.

Ardit Gjebrea: Por, çfarë ndodhi?

Marjeta Kur shkova në Itali u lidha shumë me këtë mikeshën time, aq shumë sa ndiheshim si familje dhe u bëmë familje. Çdo gjë e ndanim bashkë, çdo gjë e bënim bashkë.

Ardit Gjebrea: Ajo të ftoi që të shkoje?

Marjeta Po dhe ndenja atje. Më vonë erdhi burri pas dy muajsh. Miqësinë që kishim ne e admironin që të gjithë atje. Aq mirë kalonim, çdo gjë e ndanim bashkë, udhëtonim bashkë ngado. Këtë gjë vetëm motra e saj nuk e pëlqeu dhe ishte shumë xheloze, jo vetëm për miqësinë tonë, por edhe për shumë gjëra të tjera në adresë të saj, derisa na ndau.

/tvklan.al