Çmimi i karburanteve ka shënuar një rritje të fortë ditët e fundit në vendin tonë.

Sipas një vëzhgimi në pikat e kaburanteve në kryeqytet, çmimi i naftës ka shkuar në 196 lekë për litër, nga 174 që ishte një muaj më parë, i vendosur nga bordi i transparencës, i cili ndaloi së funksionuari.

Ndërsa benzina tashmë tregtohet me 189 lekë për litër nga 173 lekë që ishte më parë.

Rritjen më të ndjeshme e ka pësuar çmimi i naftës, pasi është rritur me afërsisht 12.6%, duke arritur në mbi 2 euro një litër naftë.

Sipas operatorëve, këto vlera në tregun vendas janë pasqyrë e çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Çmimet e naftës Brent në orët e fundit u rritën me 0.6% duke shkuar në 84.75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 1.1% duke shkuar në 79.8 dollarë për fuçi.

      ÇMIMET E KARBURANTEVE

                           ISHTE                         BEHET

NAFTA               174                           196 LEKË/LITRI

BENZINA           173                             189 LEKË/LITRI

/tvklan.al