Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës në tregun vendas me 6 lekë për litër, duke e çuar në 215 lekë/litri nga 209 lekë që ishte më parë. Edhe benzina ka pësuar rritje, duke arritur në 178 lekë për litër nga 175 lekë/litri në vendimin e fundit.

Sipas vendimit të ri, çmimet e reja kanë hyrë në fuqi këtë të martë në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në një tjetër rishikim.

Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare, çmimet e naftës kanë shfaqur tendencë rritëse ditët e fundit, të ndikuara nga luhatjet e ofertës dhe tensionet në prodhim. Pavarësisht rritjes, çmimet në vend mbeten nën kufirin e përcaktuar nga akti normativ për aplikimin e akcizës së reduktuar.

Autoritetet paralajmërojnë kontrolle të rrepta ndaj operatorëve për zbatimin korrekt të çmimeve të vendosura.

Tv Klan

/tvklan.al