Probleme të rënda ligjore për ish-mesfushorin e njohur belg, Radja Nainggolan. Prokuroria e Brukselit i ka kërkuar gjykatës penale një dënim me dy vite burg për ish-lojtarin e Romës dhe Interit.

38-vjeçari dyshohet se ka pastruar shumën prej 105.500 eurosh në emër të një organizate kriminale. Çështja lidhet me një hetim më të gjerë mbi një skemë të dyshuar të importit të kokainës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antverpenit.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga policia federale belge, Nainggolan doli në skenë pasi kishte marrë mbi 100 mijë euro brenda pak muajsh. Fillimisht, ish-futbollisti u mbrojt duke deklaruar se ia kishte dhënë borxh këto para për shkak miqësie.

Më vonë, ai ndryshoi dëshminë e tij duke pranuar se i kishte marrë paratë për shkak se llogaritë e tij bankare ishin ngrirë pas divorcit.

/tvklan.al