Kevin De Bruyne mund të jetë dhurata e madhe te Napoli, pas fitimit të titullit kampion. Mesfushori ka njoftuar largimin nga Manchester City dhe do të jetë lojtar i lirë në verë.

Napoli ka nisur prej kohësh bisedimet me belgun dhe akordi duket shumë afër. Klubi italian ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 9 milionë Euro në sezon.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se po punohet për afrimin e belgut: “De Bruyne? Qëllimi ynë është që ta marrim, por për të mbyllur një marrëveshje duhen të dyja palët”.

Tani vendimi i takon De Bruyne, i cili ka në tavolinë ofertën nga Napoli dhe shumë shpejt do të vendosë.

Interesime për lojtarin kanë treguar edhe klube nga Arabia Saudite apo edhe nga MLS në SHBA.

/tvklan.al