Është atmosfera e karnavaleve në Nartë të Vlorës. Fshati i vogël në jug të vendit u gjallërua sërish pas festës së Pashkës Ortodokse.
Qendra e fshatit dhe rrugicat e tij u pushtuan nga muzika, ndërsa banorët u bashkuan në këngë e valle.
Pjesë e festimeve këtë vit u bënë dhjetëra emigrantë të ardhur kryesisht nga Greqia. Banorët e fshatit thonë se kjo traditë ruhet brez pas brezi.
Siç është traditë, festimet zgjasin për 3 ditë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 