Të udhëtosh përmes ajrit, për disa njerëz të privilegjur në botë, është bërë tashmë rutinë. Procedura e të udhëtuarit me avion, është e thjeshtë, pothuajse një gjë e përditshmërisë, gjë që i ka bërë njerëzit të tregojnë eksperienca të ndryshme rreth saj.

Ajo për të cilën ju mund të mos jeni të vetëdijshëm, është ekspozimi në rritje në re dhe mbi re. Ne fluturojmë në pothuajse jashtë kufijve të atmosferës së tokës, ndërsa kalojmë mbi 11.8872 metra lartësi, dhe atje kemi të ngjarë të biem në kontakt me grimcat kozmike atomike.

Kur ne jemi në tokë, kemi më pak gjasa të biem në kontakt me këto grimca, për shkak të fushës magnetike që rrethon planetin tonë. Siç ka deklaruar edhe NASA për këto grimca:

“Grimcat me energji të mjaftueshme mund të depërtojnë në magnetosferën dhe atmosferën e Tokës, ku bien përzihen me molekulat e azotit dhe oksigjenit. Këto përplasje shkaktojnë që grimcat me energji të lartë të shndërrohen në grimca të ndryshme përmes proceseve të njohura si kaskada nukleonike dhe elektromagnetike”.

Shkalla e ekspozimit ndaj rrezatimit kur udhëton me avion është aq e lartë sa anëtarët e ekuipazhit të linjave ajrore shpesh klasifikohen si “punëtorët e rrezatimit” për shkak të ekspozimit të tyre të vazhdueshëm ndaj rrezeve kozmike./tvklan.al