Reshjet e dendura të dëborës që përfshinë Spanjën qendrore fundjavën që lamë pas, i lanë vendin të ftohtit të acartë. Zyrtarët paralajmëruan të moshuarit që të qëndrojnë në shtëpi. Të paktën 7 persona kanë humbur jetën për shkak të motit atje. 2 viktimat e fundit janë endacakë në Barcelonë.

Temperaturat ranë deri në -25 gradë Celcius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet që ndodhen në lindje të Madridit, duke shënuar kështu natën më të ftohtë prej të paktën 20 vjetësh.

Dëbora e dendur e shkaktuar nga stuhia Filomena u shndërrua në akull, duke paralizuar transportin. Spanja është përballur me borë e ngricë të pazakontë këtë vit, një vend ku dimri është zakonisht më i butë./tvklan.al