Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur hollivudian i filmave aksion Chuck Norris. Ish-kampioni botëror i karatesë ishte shtruar në spital në orët e fundit pas një urgjence mjekësore të pësuar në ishullin Havai. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila publikoi një deklaratë në rrjetet sociale.
Norris ishte një emër i njohur në skenën amerikane të arteve marciale, por edhe për një sërë rolesh në kinematografi. I lindur në Oklahoma në vitin 1940, ai shërbeu në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara përpara se të bëhej i famshëm si një yll i arteve marciale. Ai u bë i famshëm në vitin 1972, pasi u shfaq në filmin “Rruga e dragoit” së bashku me legjendën e arteve marciale Bruce Lee.
Disa nga filmat më të njohur janë “Delta Force” dhe “Të humbur në betejë”. Ai la pas 5 fëmijë dhe bashkëshorten e tij.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
