Aktori ikonik i “Beverly Hills 90210” Luke Perry ka ndërruar jetë pasditen e së hënës në Kaliforni. 52-vjeçari kishte pësuar një hemoragji cerebrale ditën e enjte, duke mos arritur t’i mbijetonte. Ka qenë zëdhënësi i aktorit amerikan i cili e ka dhënë lajmin, duke theksuar se Perry ka qenë i shoqëruar nga familjarët dhe miqtë deri në çastet e fundit të jetës.

Menjëherë pasi ra në koma, ndër të parët që i kanë kushtuar mesazhe prekëse në rrjete sociale aktorit, kanë qenë kolegët e serialit Beverly Hills.

Duke postuar një foto ku të dy janë të përqafuar shkëputur nga filmi, Shannen Doherty kujton se Dylan McKay ishte djali bukurosh që Brenda dashuronte.

“Miku im. Të shtrëngoj fort dhe të jap forcën time”

, shkruan ajo.

Edhe Ian Ziering, që interpretonte Steve, nëpërmjet një foto të vjetër të të dyve shkruan se asnjë fjalë nuk mund të shpreh atë që zemra po i provon me këtë lajm të tmerrshëm.

Luke rrëmbeu zemrat e shumë adoleshentëve të viteve ’90 me rolin e Dylan McKay, që mbetet roli më i popullarizuar në karrierën e tij.

Tv Klan