Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, këngëtarja britanike, Bonnie Tyler, e njohur për timbrin e saj të ngjirur dhe baladat që u kthyen në himne botërore.
Ylli muzikor ndërroi jetë në Portugali, ku po kurohej për probleme shëndetësore, kanë bërë me dije familjarët e saj.
Bonnie Tyler, lindi në Uells dhe e nisi karrierën muzikore në vitet ’70. Zëri karakteristik, që e bëri të dallueshme në mbarë botën, mori formë pas një operacioni në kordat vokale në vitin 1977.
Mjekët i kërkuan te mos fliste, por në një moment shpërthimi nga nervozizmi ku bërtiti me forcë, ndryshoi përgjithmonë tingullin e zërit të saj.
Ky timbër u shndërrua në identitetin artistik të Bonnie Tyler dhe i hapi rrugën suksesit ndërkombëtar.
Në vitin 1983 ajo publikoi “Total Eclipse of the Heart”, një nga këngët më të famshme të të gjitha kohërave, e nominuar për çmimin Grammy dhe e dëgjuar miliarda herë në platformat muzikore.
Pak më vonë erdhi edhe “Holding Out for a Hero”, ndërsa hite si “Lost in France” e të tjerë, e vendosën përfundimisht mes emrave më të mëdhenj të muzikës pop-rock.
Në karrierën e saj, Bonnie Tyler përfaqësoi Britaninë e Madhe në Eurovision në vitin 2013 dhe në vitin 2022 u nderua me titullin Anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike për kontributin në muzikë.
Me ndarjen e saj nga jeta, muzika humbet një artiste ikonike, por këngët që e bënë të pavdekshme do të jetojnë në kujtesën e njerzve për breza të tërë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
