Sherif Merdani mbylli përgjithmonë sytë këtë të dielë në moshën 81-vjeçare, duke i lënë pas artit shqiptar dhimbje dhe këngët e tij të pavdekshme.

Pjesëmarrës në dhjetra festivale, Merdani i fali muzikës së lehtë shqiptare disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor” etj.

Karriera e Sherif Merdanit nisi në vitet ‘70, por vrulli u pre në mes nga diktatura komuniste. Pjesëmarrja e tij në Festivalin e 11-të, ashtu si për artistë të tjerë rezultoi e pakompromis! Ai u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe kaloi në burg 16 vite të jetës.

E që nga ajo kohë Merdani nuk ishte më vetëm këngëtari që me pasion të thellë i kendoi nënës dhe dashurisë,  por një simbol rezistence ndaj censurës në art. Pas rënies së regjimit komunist, Sherif Merdani punoi edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Ndërsa skenës shqiptare ju bashkua në të tjera festivale, si për t’i treguar vetes, artdashësve dhe diktaturës se një shpirt i lirë mbetet i lirë përgjithmonë.

Tv Klan

/tvklan.al