Komentatori legjendar i garave me makina Formula 1, Murray Walker, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.

Walker komentoi garën e parë për BBC në vitin 1949 dhe në vitin 1978 u angazhua në këtë fushë me kohë të plotë.

Komentimin e garave të Formula 1 e vazhdoi deri në vitin 2001 kur dhe doli në pension.

“Për shumë prej nesh që adhurojnë Formula 1, ai ishte zëri që mishëronte sportin që duam”, thotë Stuart Pringle, menaxher i Silverstone.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe bordi drejtues i Formula 1.

Jemi jashtëzakonisht të trishtuar pasi mësuam se Murray Walker është ndarë nga jeta”, thuhet në këtë deklaratë, ku theksohet se “pasioni dhe dashuria e tij për këtë sport frymëzuan miliona tifozë në të gjithë botën”. /tvklan.al