Është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i skuadrës së Elbasanit, Fatjon Bunjaku. Ai u përfshi në një aksident tragjik mesnatën e së shtunës në aksin Prishtinë-Mitrovicë, teksa po kalonte pushimet në vendlindje pas përfundimit të sezonit.
Bunjaku ishte bërë pjesë e Elbasanit këtë vit, ku u aktivizua në 32 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Ai konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të viteve të fundit.
Humbja e tij e parakohshme ka tronditur komunitetin sportiv dhe jo vetëm.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
