Vajza 4-vjeçare e Fetty Wap, Lauren Maxwell, ka ndërrur jetë, zbuloi të dielën nëna e saj zemërthyer.

Nëna e vajzës së ndjerë, Turquoise Miami, e bëri publike vdekjen e saj në një postim në Instagram që kujtonte vogëlushen si “të gjallë” dhe “gazmore”.

“Kjo është princesha ime sirenë Aquarius, e mahnitshme, e bukur, qesharake, e gjallë, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe kokëfortë,” shkroi ajo.

“Nëse e shihni këtë postim komentoni ose thjesht thoni me vete ‘të dua LAUREN’ sepse thonë se shpirtrat mund ta ndiejnë dashurinë tuaj #rip,” shkroi nëna e tronditur.

Lauren ishte një nga gjashtë fëmijët e Fetty Wap./tvklan.al