Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur nga publiku, Sabri Fejzullahu ka ndarë me fansat lajmin e hidhur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai  ka bërë të ditur se vëllai i tij është ndarë nga jeta.

Ai ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me vëllain dhe bashkëngjitur shkruan: Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë./tvklan.al