Ylli i serialeve “Euphoria” dhe “Grey’s Anatomy”, Eric Dane, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e aktorit amerikan të enjten në mbrëmje.
“Me zemër të thyer, ju ndajmë lajmin se Eric Dane ndërroi jetë të enjten pasdite, pas një beteje të guximshme me ALS-në”, thuhej në deklaratë.
ALS, ose Skleroza Laterale Amiotrofike, është një sëmundje progresive që prek qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore.
Dane kishte njoftuar një vit më parë për betejën e tij me ALS dhe kishte thënë se do të rikthehej për sezonin e tretë të serialit “Euphoria”, ku luante rolin e Cal Jacobs.
Më herët, Dane luajti për 15 vjet një nga rolet kryesore, atë të kirurgut plastik “McSteamy” në serialin shumë të njohur “Grey’s Anatomy”, i transmetuar edhe në TV Klan. Ishte pikërisht ky serial që i dha suksesin më të madh në vitin 2005.
Role të tjera të spikatura të Dane ishin ato në “Marley & Me” dhe “X-Men: The Last Stand”, si dhe të tjera.
Eric Dane ishte i martuar me modelen dhe aktoren Rebecca Gayheart, me të cilën kishte dy fëmijë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
